LAJMI I FUNDIT

“Farsë e Berishës!”/ Zgjedhjet për kryetarët e degëve, reagon PD-ja: Po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI-së

15:57 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, konkretisht në Mallaskatër.




Me anë të një deklaratë në rrjete sociale, PD-ja ka deklaruar se Sali Berisha po vendos në postet drejtuese në rrethe ish-funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

REAGIMI I PARTISË DEMOKRATIKE:

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI.  Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese”, thuhet në reagim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.