LAJMI I FUNDIT

“Fiksimaxhi që rrihet me policët!”/ Përgjigja e Veliajt ndaj Metës pasi e quajti “Zogu i Tiranës”

20:43 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje pasditen e sotme Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit neë koferencën e tij për mediat e quajti “Zogu i Tiranës”.




Nga Kongresi i Partisë Socialiste, Veliaj e cilësoi Ilir Metën si “një fiksimaxhi që rrihet me policët”, teksa u shpreh se punimet e këtij Kongresi treguan dhe kontrastin e thellë që ekziston mes socialistëve dhe Presidentit.

“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.

Më herët Presidenti Meta tha për Veliajn se “Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoreve, nje mashtrim ordiner. Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.