LAJMI I FUNDIT

“Ia kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës”, Rama për opozitën: Nuk më mungon opozita, as Shqipërisë nuk i duhet!

20:26 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka nevojë për opozitën aktuale dhe se ai ka qenë i bindur prej kohësh që Partia Demokratike do të përfundonte në këtë gjendje.




Në deklaratën per mediat pas Kongresit të Partisë Socialist, ai ka zbuluar për herë të parë, se këtë gjë ia ka dërguar me mesazh edhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike.

“Mua nuk më mungojnë ata fare dhe unë mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se nuk ka atë farë opozite. Nuk është ndonjë humbje për Shqipërinë kjo, përkundrazi.

Kjo duhet të kishte ndodhur me kohë. Ia kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës dhe kam gabuar vetëm në një vit diferencë. Kam qenë më shumë optimist se do të ndodhte më shpejt e gjithë kjo, por për sa i përket shqetësimit tim të mandatit të katërt, ne sapo kemi filluar të katërtin”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.