Kryesore

LISTA/ Nga Klosi te Kuko, PS-ja voton Sekretarët! Sa vota mori secili

21:57 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një total prej 284 anëtarësh të Asamblesë së Partisë Socialiste, nga 342 anëtarë gjithsej që janë, votuan të shtunën për t’iu dhënë detyrën e sekretarëve të PS-së 8 kolegëve të tyre.




Nga votimi rezultoi se të gjithë anëtarët aktualë rimorën besimin e anëtarëve të Asamblesë për të vijuar detyrën e tyre.

Së pari, Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, ndërsa Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimin.

Ndërkaq, Eridian Salianji mori besimin  për të vijuar detyrën si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore e po ashtu Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore; Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko- Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga ana e tij, Laert Duraj është votëbesuar për të vijuar detyrën si Sekretar për Diasporën.

Në Kongresin e sotëm u propozuan shtimi i 3 sekretariateve të reja, të drejtuar nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin si më poshtë:

Blendi Klosi 280 vota

Blendi Klosi lindi në Tiranë më 17.01.1971. Z. Klosi është diplomuar në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas u angazhua si pedagog. Gjatë viteve 1994-1996 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve Elektronike. Në vitin 1996 ka shërbyer në Këshillin e Ministrave fillimisht pranë DAP dhe më tej si asistent i Kryeministrit.

Eridian Salianji 262 vota

Eridjan Salianji me profesion është jurist. Ai ka është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Tiranës dhe ka punuar disa vite si avokat në disa studio ligjore.

Etjen Xhafaj 259 vota

Ka lindur në Vlorë më 6 prill 1982. Pasi kreu studimet e hershme në Vlorë dhe Tiranë, përfundoi shkollën e mesme në Southwestern Academy, CA, USA. Ka përfunduar studimet Bachelor në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci në Schiller International University, në Kampusin e Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Philadelphia PA. Në vitin 2016 përfundoi studimet master për administrim publik në Kennedy School of Government, Harvard University. Pas përfundimit të studimeve universitare filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor dhe më pas drejtues programi me Korporatat Vullnetare të Shërbimeve Financiare, duke ofruar ndihmë teknike në sektorin financiar.

Blerina Gjylameti 258 vota

Blerina Gjylameti  u lind në Tiranë më 23 Janar 1980 në një familje intelektuale prej 5 anëtarësh dhe që në vegjëli ju mësua që gratë janë të barabarta me burrat dhe se ato mund të arrijnë çdo gjë në jetë. Pasi përfundoi studimet e mesme në Tiranë, ajo si disa nga moshatarët e saj të dalluar ndoqi studimet në Itali në degën e Ekonomiksit dhe Tregtisë në Universitetin e Salernos

Laert Duraj 256 vota

Laert Duraj ka lindur në Tepelenë, më 10 Nëntor 1972. Ka përfunduar studimet e larta për Administrim–Biznes në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1991 -1995. Karriera e tij si manaxher i suksesshëm është e lidhur ngushtë sidomos me arsimin e lartë. Aktualisht Laert Duraj manaxhon “Kolegjin Profesional të Tiranës”, shkolla e parë dhe e vetme e arsimit të lartë profesional. Ai është anëtar aktiv i Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Ka kryer disa trajnime në fushën e politikës dhe lidershipit, si dhe ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në periudhën 2007-2011. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Etilda Gjonaj 255 vota

Etilda Gjonaj (Saliu) lindi më 6 maj 1981, në qytetin e Pukës. Ajo banon në Tiranë dhe është e martuar me z. Irvelin Gjonaj, dhe kanë një djalë, Itienin. Gjonaj është emëruar Zëvendësministër i Drejtësisë më 22 maj 2017. Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3-vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014-2017). Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017). Gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi.

Anila Denaj 251 vota

Anila Denaj ka lindur në Tiranë, më 18 shtator 1973. Ajo ka një djalë, Aleksandër Kume. Denaj është diplomuar për Menaxhim Financiar dhe Bankar në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës dhe ka më shumë se 22 vjet përvojë pune. Në shtator 2018, znj. Denaj u emërua Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) në Shqipëri. Më herët, znj. Denaj ka qenë anëtare e Bordit të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së, anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore dhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës së Kompanisë së Sigurimeve INSIG SH.A. Për një periudhë tre vjeçare, znj. Denaj ka qenë Anëtare e Bordit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar në Shqipëri (A.K.E.P). Përgjatë periudhës tetor 2013 – janar 2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus kryesor mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore, në menaxhimin e teknologjisë së informacionit, Departamentit të Administratës dhe të Burimeve Njerëzore.

Romina Kuko 248 vota

Romina Kuko u lind më 19 Prill 1984 në qytetin e Korçës. Vjen nga një eksperiencë e gjatë në Administratën Publike dhe Organizatat Ndërkombëtare me fushë ekspertize në sektorin e sigurisë, specifikisht Policimin në Komunitet, Dhunën në Familje dhe Parandalimin dhe Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Ka kryer studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Shefildit ku është diplomuar me titullin Honours, gjithashtu mban titullin Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci si dhe ka një serë diplomash dhe certifikimesh nga institucione prestigjoze si Shkolla e Studimeve Politike të Këshillit të Europës, ODIHR, Qendra Demokratike e Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF) si dhe nga Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.