LAJMI I FUNDIT

“Nuk ka formim politik!”/ Delegati socialist kundër përfshirjes së 16-vjeçarëve në politikë: Nuk mund të bëjmë organizatë kalamajsh

16:33 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi i statutit të Partisë Socialiste , i cili parashikon që jeta politike të fillojë në moshën 16-vjecare nuk është i përshtatshëm, për mendimin e një delegati të PS-së.




Sipas tij, kjo është një moshë shumë e hershme dhe këta të rinj nuk kanë formim politik për të marrë pjesë në organizimin e partisë.

“Është e hershme mosha 16 vjec ai është i vogël dhe nuk ka formim politik për të marrë pjesë në organizimin e partisë. Mendohet se kjo moshë nuk është e arsyeshme. Ata janë kalamaj., nuk mund të bëjmë organizatë kalamajsh”, u shpreh delegati.

Shpjegimi që dhanë drejtuesit e PS-së:

Balla: Kjo është një normë që është në PS prej 2003. Në dy organizatat më të mëdha politike, të gjitha partitë si motra kanë këtë normë statutore të fillimit të jetës politike. Kjo është gjë e mirë. E bëmë 16 sepse e tillë është norma stautore. Nëse kongresi do të bënte të kundërtën sot, do të jepej mesazhi më i gabuar.

Gjiknuri: Ajo ka qenë dhe kjo është arritje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.