Kryesore

PS-ja me tre sekretarë të rinj! Kryeministri Rama i prezanton në Kongres, cilët janë? (EMRAT)

18:56 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste do të ketë tre sekretarë të rinj, emrat e të cilëve i ka bërë publik Kryeministri Edi Rama të shtunën, gjatë Kongresit




Sipas Ramës,  Eridjan Salianji është emëruar Sekretar Ekzekutiv, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin.

Nga ana tjetër, Laert Duraj emërohet Sekretar për Emigracionin..

Kush është Eridjan Salianji?

Eridjan Salianji me profesion është jurist. Ai ka është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Tiranës dhe ka punuar disa vite si avokat në disa studio ligjore.

Kush është Blerina Gjylameti?

Blerina Gjylameti  u lind në Tiranë më 23 Janar 1980 në një familje intelektuale prej 5 anëtarësh dhe që në vegjëli ju mësua që gratë janë të barabarta me burrat dhe se ato mund të arrijnë çdo gjë në jetë.

Pasi përfundoi studimet e mesme në Tiranë, ajo si disa nga moshatarët e saj të dalluar ndoqi studimet në Itali në degën e Ekonomiksit dhe Tregtisë në Universitetin e Salernos.

Kontabileti, Matematika, Ekonomia Politike, Statistika, Marketingu, Makro dhe Mikro ekonomia, Shkencat e Financës, Banking dhe Doktrinat Ekonomike ishin lëndët kryesore që ajo ndoqi dhe për të cilat ishte e apasionuar.

Në përfundim të studimeve ajo vendosi të kontribuojë në vendin dhe saj dhe u kthye në Tiranë ku fitoi konkursin dhe u emërua si pedagoge në lëndët “Menaxhimin Operacional” dhe “Menaxhim Strategjik” në Universitetin Ushtarak “Skënderbej”. Në të njëjtën kohë ajo punonte si asistente pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës pranë Departamentit të Menaxhimit. Duke vijuar edhe në vitin 2008, si pedagoge me kohë të plotë në lëndët e “Menaxhimit Strategjik” dhe “Burimeve Njerëzore” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, një pozicion të cilin ajo e mbajti deri në vitin 2013 dhe e vazhdoi më tej me kohë të pjeshme.

Duke qenë se njohuritë e fituara nuk ishin kurrë të mjaftueshme për Blerinën, në vitin 2009 ajo përfundoi studimet Master në Studime Ekonomike Europiane në Universitetin e Tiranës dhe në 2017 Znj. Gjylameti përfundoi studimet doktorale PhD pranë Universitetit të Tiranës në fushën ekonomike duke marr  titullin Doktor në Shkenca Ekonomike.

Blerina Gjylameti hyri në politikë në vitin 2012 kur u zgjodh si Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë. Ajo synonte të sillte një frymë të re në politikën shqiptare edhe pse shumë skeptikë tentuan të ngadalësojnë në  rrugën e saj, ajo sillte gjithnjë ndërmend thënien e Znj. Roosvelt: “Bëj gjithnjë gjërat që nuk mund të bëhen”.

Në Shtator të 2013, Znj. Gjylameti u përzgjodh si Deputete e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë për Partinë Socialiste, legjislatura VIII dhe anëtare e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financës. Gjatë aktivitetit të saj politik Blerina ka qenë anëtare e grupit të punës për programin e ri ekonomik të Partisë Socialiste dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale dhe Administrative. Znj. Gjylameti është anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste prej vitit 2013.

Në Prill 2016, Blerina u përzgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Partisë Socialiste për Koordinimin Elektoral dhe më vonë Kryetare e Partisë Socialiste në Tiranë.

Znj. Blerina Gjylameti është e martuar me Z. Kostika Gjylameti dhe kanë së bashku një djalë 10 vjeçar me emrin Joel, sipas informaciooneve publike në faqen e PS-së.

Kush është Laert Duraj?

Laert Duraj ka lindur në Tepelenë, më 10 Nëntor 1972. Ka përfunduar studimet e larta për Administrim–Biznes në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1991 -1995. Karriera e tij si manaxher i suksesshëm është e lidhur ngushtë sidomos me arsimin e lartë. Aktualisht Laert Duraj manaxhon “Kolegjin Profesional të Tiranës”, shkolla e parë dhe e vetme e arsimit të lartë profesional. Ai është anëtar aktiv i Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Ka kryer disa trajnime në fushën e politikës dhe lidershipit, si dhe ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në periudhën 2007-2011. Laerti është i martuar dhe ka dy fëmijë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.