LAJMI I FUNDIT

“Si një kone rrugësh”/ Vendosi të dilte në koferencë pas deklaratës së Veliajt, Meta sulmon kryebashkiakun: Zogu i Tiranës edhe në gjume gënjen

18:37 - 09.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i republikës po mban këtë të shtunë një konferencë për mediat, prej nga ka sulmuar Kongresin e Partisë Socialise të mbajtur më herët gjatë ditës së sotme.




Në fjalimin e tij, kreu i shtetit ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit e mblodhi Kongresin për tu thënë socialistëve se të gjithë do të shkojnë në burg përveç tij.

“Koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përvec meje”, tha Meta.

Ndërkohë, ai hodhi akuza edhe ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, erion Veliajt.

“Zogu i Tiranës lëshoi sot shpifje të ulëta ndaj Presidentit, me një fjalor banal, njësoj si një kone rrugësh që i lidhin kanace në qafë për të bërë zhurmë. Për fat të keq, ai vazhdon të nxjerrë nga goja ato që i fusin. Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranës. Akuzat për bllokim të propozimeve për ambasadorët, një mashtrim ordiner. Zogu i Tiranës edhe në gjume gënjen. Nuk kam bllokuar asnjë propozim zyrtar për emërim ambasadori. Faktet janë shkresat zyrtare”, shtoi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.