AKTUALITET

“Po tani Z. Vuçiç si do të balanconi veten mes Putin dhe BE-së”/ Edward Joseph replikën me ndjekësit në Twitter, për të ardhmen e Serbisë

08:51 - 10.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edward Joseph, profesor amerikan i Universitetit Johns Hopkins dhe analist i çështjeve ndërkombëtare, i ka kushtuar një analizë situatës së Serbisë dhe ka shpjeguar strategjitë e saj diplomatike, për të mbajtur raportet e mira njëkohësisht me Rusinë dhe Perëndimin.




Josehp, në mënyrë retorike, ka pyetur se si mund ta mbajë tani presidenti serb Aleksandar Vuçiq balancin pro-Putinit. Analisti Joseph ‘çmonton’ strategjinë serbe, zbulon si po i balancon veprimet mes Perëndimit dhe Rusisë

Josehp, ka theksuar se si mund ta mbajë tani presidenti serb Aleksandar Vuçiç balancin pro-Putinit. “Përgjigja është: ruaj qetësinë (edhe pse nuk je i qetë) dhe vazhdo të votosh pro rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Joseph. Sipas tij, modeli serb është i qartë.

Beogradi ka votuar pro të trija rezolutave të Aasamblesë së Përgithshme ku kritikohet Rusia, pa asnjë vëmendje nga Moska. Putini uroi Vuçiçin për fitoren në zgjedhje dhe folën në telefon për ta zhvilluar partneritetin strategjik dhe për ta rritur bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik”, analizon Joseph, shkruan Gazeta Shqiptare.

Analisti thekson se furnizimi me gaz i Serbisë nga Rusia mund të rritet dhe një marrëveshje afatgjatë një dekadëshe mund të arrihet së shpejti.

“Putin dhe Vuçiç folën rreth gazit sepse kontrata mes Serbisë dhe Gazpromit përfundon muajin e kaluar. Përkundër përkushtimit të Vuçiç ndaj Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020 për furnizime të diversifikuara të energjisë, Beogradi ka dyfishuar blerjen e gazit rus. Drejtori i Srbija Gas parashikon negociata të shpejta dhe një kontratë dhjetëvjeçare”, ka shkruar tutje ai.

Sipas analistit, ambasada kineze në Beograd ka qartësuar votat pro rezolutave kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara nuk e shqetësojnë Moskën e as Pekinin, përderisa Beogradi nuk i bashkohet sanksioneve perëndimore.

“Zyrtari kinez i ambasadës ka elaboruar rreziqet për Serbinë nëse i bashkohet sanksioneve”, shkruan ai.

“Votat pro rezolutave nuk e ndryshojnë pozicionin e Beogradit në çështjen e luftës apo atë të NATO-s. Të enjten, Vuçiç tha se një avion i NATO-s i është afruar një aeroplani komercial të AirSerbi, që ishte nisur drejt Moskës. Në mënyrë absurde, ai e lidhi incidentin si një formë presioni e Perëndimit mbi Serbinë për pozicionin ndaj Rusisë”, shkruan Joseph.

Sipas tij, aktualisht Vuçiç beson se balanci mes BE-së dhe Rusisë është i qëndrueshëm, për sa kohë që mund t’i zëvendësojë votat pro perëndimore në Asamblenë e Përgjithshme me sanksionet ndaj Rusisë. “A ka të drejtë?”, pyet në fund ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.