BOTA

Publikohen sondazhet franceze, Macron sërish në “duel” me rivalen e ekstremit të djathë, Le Pen

20:29 - 10.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sondazhet paraprake franceze, tregojnë se në raundin e dytë të zgjedhjeve shkojnë Emmanuel Macron dhe Marin Le Pen.




Presidenti aktual përllogaritet se ka marrë 28.1% të votave, ndërkohë që rivalja e tij Marine Le Pen ka marrë 23.3% të votave.

Sondazhe të ndryshme kanë shifra paksa të ndryshme, por të gjitha ato tregojnë qartazi se presidenti aktual Emmanuel Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen janë ata që kanë kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve, siç ishte parashikuar gjerësisht dhe nga sondazhet e zhvilluara gjatë fushatës elektorale. Kjo do të thotë se raundi i dytë është midis dy kandidatëve do të jetë i njëjtë si në zgjedhjet e fundit presidenciale të vitit 2017.

Në vendin e tretë renditet kandidati i së majtës, Jean-Luc Mélenchon, i cili ka marrë rreth 20% të votave.

Në vitin 2017, Macron mundi Le Pen me një “rrëshqitje dheu” për t’u bërë presidenti më i ri modern i Francës. Kjo fitore për ish-bankierin – tani 44 – u pa si një fitore kundër politikës populiste, nacionaliste, që erdhi pas zgjedhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe votimit të Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, të dyja në vitin 2016./ APNEWS, përshtati Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.