BOTA

Sulmi me raketa në stacionin e trenit në Ukrainë/ Rëndohet bilanci, shkon në 57 numri i viktimave! Mbi 100 të plagosur

21:29 - 10.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi i Rusisë në stacionin e trenit në Kramatorsk të Ukrainës.




Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk-ut tha sot se numri i të vdekurve sulmi me raketa në stacionin e trenit ishte rritur në 57.

“Që nga ora 11 e mëngjesit të sotëm, 10 prill [gjithsej është] 57 të vdekur, 109 të plagosur,” tha Pavlo Kyrylenko.

“Të lënduarit e lehtë janë liruar për të shkuar në shtëpi, të lënduarit e rëndë po transportohen në rajone të sigurta dhe po iu ofrohet ndihma e nevojshme” – shtoi ai.

Rusia goditi me raketa stacionin e trenit teksa mijëra ukrainas, kryesisht gra

dhe fëmijë, po prisnin për t’u larguar nga rajoni drejt Perëndimit.

Rusia ka mohuar akuzat se ishte përgjegjëse. Në vend të kësaj, Rusia thotë se raketat ishin të Ukrainës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.