LAJMI I FUNDIT

“Të rinj që largohen  nga vendi sepse…”- Escobar zbulon vendin më të korruptuar në Ballkan: Problem urgjent

16:11 - 10.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se Bosnjë Hercegovina është shteti më i korruptuar në rajon.




Në një intervistë për median kroate N1, Escobar tha se problemi më i madh i Bosnjes, është korrupsioni, dhe sipas analizave të Transparency International, tregojnë se ky shtet është ndër më të korruptuarit edhe në Evropë, gjë që e bën një problem urgjent.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e solli atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

“Nëse shikoni problemet që ka B-H, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent” – tha Escobar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.