LAJMI I FUNDIT

COVID-19 në Greqi, regjistrohen 6,926 raste të reja! Mbi 70 persona humbin jetën në 24 orë

16:24 - 11.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat helene raportojnë se 6926 raste të reja laboratorike të coronavirusit janë të regjistruar në Greqi në 24 orët e fundit.




Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin në 3,180,556. Numri i ri-infeksioneve të reja të mundshme të regjistruara në 24 orët e fundit ishte 118 ndërsa që nga fillimi i pandemisë SARS-CoV-2 numri total llogaritet në 119,003.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 359. Mosha mesatare e tyre është 70 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 203 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 156 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 4519 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimet e pacientëve të rinj me COVID-19 në spitalet e territorit janë 313.

Mesatarja e shtrimit shtatëditor është 352 pacientë.Mosha mesatare e rasteve është 36 vjeç. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 72, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 28205 vdekje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.