LAJMI I FUNDIT

E financuar nga Komanda e SHBA-ve për Evropën, Yuri Kim në inaugurimin e shkollës “Selam Musaj” në Vlorë

17:06 - 11.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadoria Amerikane në Shqipëri,  Yuri Kim iu bashkua autoriteteve vendore në ceremoninë e inagurimit të shkollës “Selam Musaj” në Babicë të Madhe, Vlorë.




Rinovimi i kësaj shkolle u bë i mundur nëpërmjet programit të Ndihmave Humanitare të Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europën.

Programi i Ndihmave Humanitare siguroi rreth $400,000.00 për realizimin e këtij projekti, i cili përfshin sisitemin e ri elektrik dhe hidraulik, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja, instalimin e shkallës së emergjencës, riparimin e mureve, sigurimin e bazës materiale etj.

Ambientet arsimore të përmirësuara dhe të sigurta do të bëjnë të mundur që 220 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle të kenë mundësi më të mira për të mësuar.

Ky projekt përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së SHBA-ve për të punuar së bashku me Republikën e Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.