LAJMI I FUNDIT

“Shërbimi ndaj komunitetit të shihet si kontribut!” U dënua me 3 vite burg për ndërtim pa leje, Manja e pret në zyrë Bojken Lakon

17:47 - 11.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pritur në një takim në zyrë të hënën këngëtarin Bojken Lako, pasi ky i fundit u dënua nga gjykata e Tiranës me 3 muaj burg për ndërtim të paligjshëm, i cili iu konvertua në shërbim prove.




Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Drejtësisë shkruan se pavarësisht çfarë ka ndodhur, tashmë kryerja e shërbimit të provës nga ana e këngëtarit do të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni për këtë shërbim.

Gjithashtu, Manja shton se në kuadër të shërbimit të provës që Lako duhet të kryejë, ranë dakord për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.