BOTA

Udhëheqësi çeçen tregon skenarët: Ja si Rusia synon të marrë Kievin!

07:57 - 11.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov tha se një ofensivë do të lëshohet jo vetëm në Mariupol, por në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.




Në një video të postuar në kanalin e tij Telegram këtë të hënë, Kadyrov tha se “Rusia do të çlirojë plotësisht rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut dhe më pas do të merrte Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera.

“Ju siguroj se asnjë hap nuk do të kthehet prapa”, tha ai.

 Kjo vjen pasi konflikti në Ukrainë është zhvendosur në lindje, ku forcat ukrainase janë të forta dhe të përgatitura mirë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i forcave të saj tani është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar gjerësisht Luhanskut dhe Donetskut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.