Sociale

Edukimi arsimor

09:29 - 12.04.22 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E gjithë jeta dhe historia shqiptare, si një structure afatgjatë e karakterit të saj të përgjithshëm, paraqet një fenomen të çuditshëm me ngeljeje dhe shterpësi qytetërimoredhe ideologjike. Dhe kjo ndodh në një vend e në një hapësirë të gjendur në mes të një morie të madhe ndikimesh nga më të fortat dhe më ndryshim-sjellëset. Nuk ka dyshim se në krijimin e kësaj situate kanë kontribuar arsye të ndryshme shtrënguese e të jashtme historike-politike apo edhe shoqëroro-psikologjike. Por nga një pikëpamje thjesht kombëtare, mos-fukusimi tek edukimi si mjeti dhe rruga më e mirë e formimit të duhur të karakterit ka qenë një arsye me rëndësi dhe një faktor vendimtari prapambetjes sonë. Ja, pse edukimi duhet të konsiderohet sot si kyçi i çdo lëvizje shoqërore që mund të mendohet për zhvillimin e një Shqipërie të modernizuar. “Realizimi i trajtimit të karakterit të shqiptarit duhet të fillojë nga shkolla edukuese” ka qenë përherë thirrja kushtruese e mendimtarëve tanë më të spikatur. Po tani, cili vallë është stadi i njëmendtë i edukimit të njeriut shqiptar? A kemi arritur vallë të ndërtojmë një shkollë kombëtare? Po një shkollë edukuese? Ishin të gjitha rrugë që u shtruan mbi bazën e një sistemi të shëndoshë teorik nga ana e mendimtarëve të viteve 30-të, rrugë që kërkonin metodë dhe veprim sistematik për t’u realizuar, por që ende dhe sot nuk




kanë arritur dot të gjejnë një përmbushje të rëndësishme.Përse vallë?

Së pari, institucionet tona arsimore nuk duket të japin vetëm mësime, duke mos u përqëndruar fortësisht në atë lloj të veçantë pedagogjie shkencore që dallon mësimin nga edukimi. Projekti për një reformë arsimore që ka për qëllim reformimin  e jetës së të gjithë kombit, duket që të jetë akoma i panjohur  dhe i pazbatueshëm për ne. Duhet ta themi hapur e ta kuptojmë qartë se po nuk arritëm të realizojmë një pikë-pjekje dhe një bashkëpunim të ngushtë midis shkollës edukuese dhe nevojave jetike të jetës kombëtare, çdo përpjekje do të humbiste brenda në ëndrrën e shpresës”. Mjaftojnë pak vjet për të mësuar një barbar, “theksonte Merxhani (duke cituar Le Bon), por  ngadonjëherë duhen shekuj për ta edukuar”. Së dyti, sistemi ynë pedagogjik më i përshtatshëm për shkollën tonë nuk mund të “porositet” në Evropë, siç pandehnin një masë e caktuar njerëzish dhe siç e ka zbatuar me plot “krenari të fryrë” kjo mazhorancë. Nga Europa, e vetmja gjë që mund dhe duhet patjetër ta marrim është metoda dhe baza e shkencës pedagogjike. Ndërkohë që ajo çka na nevojitet ta bëjmë vetë është mënyra e zbatimit të saj, në mënyrë që t’i përputhim mjetet dhe nivelin kulturor që kemi, metodikën e aktivitetit tonë mësimor me gjëndjen psikologjike, biogjenetike dhe sociologjike të individit dhe nxënësit shqiptar. Sa më i madh të jetë ekuilibri neurologjik dhe qetësia fiziologjike e këtij “organizmi të vogël” aq më shpejt dhe i ekuilibruar do të jetë zhvillimi i cilësive dhe kapacitetit të tij. “Gjendja e shpirtit të individit është barometri i shëndetit dhe i vitalitetit të një shoqërie”, shkruante Xhon Djui. Rrjedhimisht, nga kundrimi dhe studimi i jetës shpirtërore të nxënësve dhe studentëve tanë, do të mësonim shumë më tepër nga sa mësojnë vetë ata nga shkolla dhe familja.

Kjo është mungesa e madhe e idesë së sotme pedagogjike të shkollës sonë: thellësia filozofike e metodës dhe mendja praktike e aktivitetit të saj të shartuar me tiparet thelbësore të karakterit shqiptar. Kur shkolla lihet në korrnizën e jetës ose kur jeta me gjithë ndryshimet e saj gjithnjë e më dinamike nuk arrin dot të hyjë brenda shkollës dhe kurrikulës së saj, s’mund të bëhet fjalë as për jetë, as për shkollë moderne. Në

gjëndjen tonë të sotme, një pedagogji pa psikologji, një shkollë që nuk e bazon metodologjinë e saj mbi njohjen dhe analizën e jetës psiqike të nxënësve dhe studentëve të vet, janë gjëra që nuk mund të ekzistojnë. Edukata nuk mund të jetë një

ligj i zbatuar apriori apo një “dhunim” i jashtëm. Ajo s’mund të jetë as edhe diçka që mund të arrihet e të përsoset me një vernik të lehtë apo një llustër të jashtme, siç ka ndodhur sistematikisht gjatë gjithë këtyre viteve. Edukimi është një kultivim që mund të realizohet vetëm me zhvillimin e “unit” të nxënësit, jo siç bëhet rëndom nëpër shkollat tona me anën e frikës të dënimit ose me autoritetin” vrastar”të mësuesit. Mësuesi që nuk ka një përgatitje psikologjike nuk është pedagogu i duhur i asaj shkolle që kërkojmë, kombëtare dhe edukuese, por është thjesht një nëpunës. Është pikërisht ky superioritet nëpunësor i mësuesit, mbizotërues aq gjatë brenda sistemit tonë arsimor, ai që ka arritur të shkatërrojë, ashtu si pa kuptuar, dispozitat dinamike të nxënësve. Shumë mësues ankohen “për sjellje të  keqe” të nxënësve. Mirëpo kush e ka realisht fajin? Përgjigjia e shumicës së psikologëve është e tillë: në pjesën më të madhe të rasteve nxënësi nuk ka faj. Kjo është një tjetër simptomë e gjallë e mangësive të formimit dhe metodikës së mësuesve të sotëm. Pranohet, përgjithësisht, ekzistenca e një strukturimi të caktuar të shpirtit të nxënësit. Por, nga ana tjetër, çdo origjinë, racë e kombësi ka edhe një “strukturim psiqik” të veçantë. Kështu, midis individëve të ndryshëm, që përbëjnë një komb, krijohet dalëngadalë një akord mbi një “strukturë psiqike” të përbashkët ose ndodh ajo që ne zakonisht e përkufizojmë si “shpirti i popullit”. Për këtë arsye, vlera edukative e një kombi, shkalla e qytetërimit dhe organizimit të tij shoqëror, që përbëjnë kulturën kombëtare, janë vepra e krijesës së

strukturës shoqërore. Për të gjitha këto arsye bazuar në studimin e jetës psiqike të të rinjve tanë dhe në strukturën e veçantë të shqipëtarëve të kombit tone, shkolla jonë e së ardhmes duhet të jetë veçanërisht një shkollë e edukates shoqërore. Qëllimi i saj do të qe vaksinimi shpirtëror i nxënësve  dhe studentëve me idenë e shoqërisë, d.m.th. me atë fizionomi të caktuar që sot na mungon aq shumë e që ka qenë kurdoherë shkaku më i rëndë i të gjitha mjerimeve tona historike. Kjo do ta shndërronte shkollën në një lloj institucioni shkencor për përgatitjen e transformimit të madh të jetës sonë shoqërore, diçka që mund të quhet, siç ndodh dhe në vendet e tjera, si “demokratizimi i shkollës”. Shoqëria është çdo gjë. Individi duhet ta shpalosë gjithë punën, kapacitetin dhe qënien e tij për të mirën e përbashkët të shoqërisë, jo nga një bindje e verbër ndaj ligjit, por më shumë si pasojë e një lidhje të sinqertë dhe të ndërgjegjshme me vullnetin e tij të brendshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.