SPORT

Shumë e majme! Levandovski pranë largimit, Bajerni bën gati ofertën për sulmuesin e talentuar

15:30 - 15.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse Serge Gnabri nuk e rinovon kontratën me Bajernin, e cila zgjat deri në vitin 2023, Karim Adejemi mund të vihet gjithnjë e më shumë në fokus.




Megjithatë, në krahun tjetër, Borusia e Dortmundit ka kohë që është në bisedime me sulmuesin gjerman të Salcburgut.

Emri i 20-vjeçarit u diskutua gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme me Bajernin i cili mund të tradhtojë marrëveshjen verbale me verdhezinjtë për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy klubeve.

20-vjeçari u afrua në tetor nga Hansi Flik i cili e përfshiu atë në kombëtaren gjermane. Kartoni i sulmuesit të talentuar vlerësohet me 35 milionë euro nga “Transfermarkt”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.