SPORT

Suksesi i Florian Markut, zbulohet pasuria miliona dollarëshe e boksierit! Habit me shifrën

12:09 - 15.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Florian Marku, i cili ka bërë debutimin në boksin profesionist vetëm në dhjetor të vitit 2018, po konsiderohet si një ndër boksierët me më shumë përfitime nga ndeshjet e tij.




Marku, së fundmi triumfoi ndaj Chris Jenkins, ndërkohë pas ndeshjes kërkoi një duel me boksierin e famshëm britanik, Amir Khan.

Sipas faqes së mirënjohur “PeopleAI”, Florian Marku thuhet se ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë.

Marku ka premtuar që ndeshja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, ëndrra e tij e madhe është të jetë në “Air Albania”.

Pas pak ditësh, Marku pritet të zbulojë kundërshtarin e tij të radhës, datën e saktë të ndeshjes si dhe vendin ku do të zhvillohet.

Gjithashtu, Marku ka premtuar që njërën nga ndeshjet e tij do ta zhvillojë në Kosovë, pasi shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetur atë që nga fillimi i karrierës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.