Kosova

E bujshme në Prishtinë, dy vajza futën në kurth të riun dhe më pas e rrëmbyen! E kontaktuan në rrjetet sociale dhe e futën në makinë

21:55 - 17.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 24-vjeçar është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj. Të dyshuarit, dy vajza 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem 20 dhe 21-vjeç e përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë.




Mediat në Kosovë raportojnë se i riu fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet.

Dy vajzat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, e morën atë me një BMË, për ta “dorëzuar” më pas te një tjetër makinë.

Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj 24-vjeçarit, që dyshohet se u bë me “plan” që të futet me forcë në makinë.

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy vajzat dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.