LAJMI I FUNDIT

Edukimi mbi sigurinë rrugore për moshat -18 në shkolla, Rama: Deri në 2030 synojmë uljen e vdekjeve nga aksidentet rrugore me 50%

17:13 - 18.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkollat një nismë të re kanë nisur të zbatojnë për të sensibilizuar në respektimin e sinjalistikës rrugore, në lidhje me të cilin kryeministri Edi Rama shkruan se po punohet me 304 institucione arsimore publike e private.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë thotë se në vitin 2021 janë shënuar 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente dhe 7.5% më pak humbje jete nga aksidentet.

“Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete sot, po edhe si shoferë nesër. Viti 2021: 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete! Domethënëse është ulja me 43% e probabilitetit që një drejtues mjeti i sapopatentuar të përfshihet në aksident rrugor”, shkruan Rama.

Deri në vitin 2030 Rama shkruan se kanë si objektiv uljen e vdekjeve nga aksidentet rrugore me 50%.

“Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.