![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Sipas meteorologëve, kjo javë parashikohet kryesisht e paqëndrueshme, por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java nis me ditën e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.
Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (kthjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.
Dita e Mërkurë parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare.
Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobëta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.