BLUETOOTH

(VIDEO) Një shqiptare me gjak/ Shikoni se si vajza e Granit Xhakës këndon e kërcen nën ritmet e muzikës ‘Kuq e Zi’

09:13 - 19.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse përfaqëson një tjetër kombëtare në lojërat e kompeticioneve të rëndësishme, Granit Xhaka, e shpreh hapur atdhetarizmin dhe dashurinë për atdheun, sa herë që i jepet mundësia. Simbolet e shqiponjës dykrenare pas golave të shënuar, por edhe deklaratat patriotike për Shqipërinë, duket se mesfushori i ka përcjellë tek vajza e tij, e lindur në Angli.




Ylli i Arsenalit ka shpërndarë së fundmi një video emocionuese në “Tik Tok”,, ku shihet vajza e tij e vogël, duke kërcyer dhe kënduar nën ritmet e këngës “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës. “Krenar” ishte mbishkrimi i vendosur nga 29-vjeçari, në videon e postuar, e cila ka marrë miliona shikime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.