LAJMI I FUNDIT

Projekti i “Unazës së Madhe”/ Banorët e Paskuqanit protestojnë kundër shembjeve të shtëpive (VIDEO)

18:44 - 20.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një segment 27 kilometra i gjatë, përfundimi i të cilit është premtuar se do të bëhet në vitin 2023 është Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i këtij segmenti ka shkaktuar shumë protesta, sidomos në mesin e banorëve të Astirit, të cilit iu bashkuan edhe aktorë politikë para disa muajsh.




Këtë të mërkurë, në protestë janë ngritur edhe banorët e Paskuqanit, pasi edhe ata preken nga ky projekt. Gazeta Shqiptare ju sjell dhe pamjet nga tubimi i qytetarëve, që janë mbledhur për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të projektit.

 

Në fillim të shkurtit, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku garantoi banorët e Paskuqanit e Babrrusë që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe se do të përfitojnë strehim, pavarësisht nëse i kanë legalizuar ose jo.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ajo theksoi se nuk ka pasur një projekt të ndryshuar, për të favorizuar dikë, por bëhet fjalë për një plan që i ka fillesat që në vitet 1980 në qeverinë komuniste.

“Opozita përdor që është ndryshuar projekti, banorët e Paskuqanit nuk kanë kontakt me qeverinë, nuk e ka ndryshuar gjurmën për të favorizuar dikë, sa i përket programit banorët kanë pyetje, që do marrin përgjigje nga aktet ligjore, kemi ndërtuar banesa për të pastrehët nga tërmeti dhe askush nuk do të mbetet pa shtëpi, 654 banesa janë të legalizuara, ka edhe të palegalizuara që ne do i strehojmë , ata e kanë ditur se projekti ka qenë shumë i vjetër”, tha Balluku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.