Kosova

“Serbia, burim destabiliteti në rajon”- Debate në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ministrja e Jashtme e Kosovës: Ne jemi pjesë e Perëndimit

19:46 - 21.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar misionin e OKB-së në Kosovë të mërkurën në Nju Jork, Serbia dhe Kosova u përpoqën ta portretizonin tjetrin si një agjent destabilizimi në dritën e shqetësimeve se situata e sigurisë në Ballkan mund të përkeqësohet ndërkohë që lufta është në vazhdim në Ukrainë.




Ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç tha se “nacionalizmi malinj i autoriteteve në Prishtinë … krijon një atmosferë pasigurie të plotë dhe çon në eksodin” e pakicës serbe nga Kosova.

Selakoviç tha se autoritetet në Prishtinë po “shpërfillnin përfaqësuesit politikë të serbëve” dhe po merrnin vendime pa pjesëmarrjen e tyre, ndërsa synonin liderët e komunitetit serb me “hetime dhe procedura gjyqësore të montuara politikisht”.

Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gervalla-Schwarz ndërkohë akuzoi Serbinë se është burim destabiliteti në rajon.

“Njerëzit  tanë kanë bërë zgjedhjen e tyre shumë kohë më parë, ne jemi pjesë e Perëndimit, ndërsa Serbia, fqinji ynë verior, mbetet satelit i Rusisë”, tha Gervalla-Schwarz.

“Kjo është mjaft unike në Evropën e sotme dhe tregon arsyen kryesore pse rajoni ynë mbetet i paqëndrueshëm”, shtoi ajo.

Seanca e Këshillit të Sigurimit u mbajt për të diskutuar raportin dyvjetor të Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, i cili filloi të veprojë në vend pasi forcat serbe u tërhoqën në fund të luftës në vitin 1999 dhe administroi shumë nga punët e tij deri në shpalljen e pavarësisë së Prishtinës. në vitin 2008.

Gervalla-Schwarz vuri në dyshim rolin e UNMIK-ut në Kosovë pasi kjo e fundit tani është një vend sovran.

“UNMIK-u nuk është një mision administrativ sepse Kosova ka një qeveri, nuk është mision paqeruajtës se Kosova ka KFOR-in si garantues të sigurisë. UNMIK-u nuk luan më një rol në jetën e qytetarëve të tij dhe të vendit tonë”, tha ajo.

Richard Mills, zëvendës-përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, bëri të njëjtën gjë, duke thënë se “mbetet më e qartë se kurrë që UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përshkruar në mandatin fillestar të Këshillit të Sigurimit në vitin 1999”.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje përsëri Këshillit të Sigurimit që t’i japë fund mandatit të UNMIK-ut dhe t’i mundësojë pranisë së OKB-së në Kosovë kalimin në një rol më efektiv, për të mirën e Kosovës dhe të gjithë rajonit”, tha Mills.

Por zëvendës përfaqësuesja e përhershme e Rusisë, Anna Evstigneeva, e përshkroi qëndrimin e Prishtinës ndaj misionit të OKB-së si “të papranueshëm”. Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe nuk e njeh atë si shtet të pavarur dhe nuk dëshiron që OKB-ja të ndërmarrë ndonjë hap që mund të forcojë sovranitetin e Prishtinës.

Kina gjithashtu refuzon të njohë Kosovën dhe përfaqësuesi i saj Dai Bing tha se “sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Serbisë duhet të respektohen plotësisht”./BIRN


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.