Kosova

Nga “I besojmë ambasadorit” te “T’i kërkohet raport me shkrim”, si ndryshoi qëndrim Osmani brenda ditës

22:51 - 22.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në konferencën për media në mesditë presidentja Osmani tha se i besojnë ambasadorit Martin Berishaj pas raportimeve për përfshirje në një skandal financiar. Pasdite përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra e saj, shefja e shtetit ka kërkuar raport me shkrim nga ambasadori Berishaj, shkruan Gazeta Express.




“Ne i besojmë ambasadorit të Kosovës sepse është ambasador i republikës sonë kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai edhe do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë”,tha Osmani e nervozuar pasi u pyet ta komentojë raportimin në fjalë, që për të s’ishte pyetje por konstatim.

Por pasdite, Osmani ka kërkuar që ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, t’ia nisë një raport me shkrim lidhur me raportimet e mediave sllovene se ai dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

ambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.