BLUETOOTH

E merr në krahë dhe i këndojnë njëri-tjetrit/ Merita Halili dhe Raif Hyseni japin lajmin e bukur: Në qershor vijmë për koncertin recital!

22:22 - 23.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rock, Jazz, House, por në fund të gjithë shqiptarët i bashkon muzika popullore, dhe Merita Halili me bashkëshortin e saj, Raif Hyseni janë personifikim i traditës së bukur shqiptare, e që kanë arritur ta përçojnë në mbarë botën!




Sot vijnë në një rrëfim ekskluziv në emisionin ‘N’kohë’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, të mbushur me shumë mirësi, duke na dhënë edhe lajmin e mirë se shumë shpejt do kemi një koncert recital. Tirana do të jetë ndalesa e parë në qershor të këtij viti, me shpresën për ta shtrirë kudo ku ka shqiptar.

“Do vij në verë me koncert recital në Tiranë, kam dashur në të gjitha vendet dhe pikat më të mira, në Verat, Sarandë, Vlorë, në Shkup, në Mitrovicë, por deri sa të krijohen mundësitë, por në qershor e kemi planifikuar në Tiranë”, tha Merita Halili.

Dashurinë si çift, por edhe për muzikën e tregojnë në çdo moment, ku me përgjigjet që i dhanë pyetjes standarte të emisionit se “çfarë do të bëhen kurrë të rriten”, plotësuan njëri-tjetrin.

“Shpresoj që të vazhdoj punën dhe për artistin, këngëtarin, nuk ka moshë, unë mendoj të vazhdoj të këndoj deri në pikën e fundit sa të më jap Zoti jetë”, tha Merita Halili.

“Do i bie fizarmonikës deri në pikën e fundit që të këndojë ajo (Merita). Në për kombin shqiptar do jemi disa këshilltarë, konsultantë për gjeneratat e reja, si për muzikën shqiptare, po edhe në sferën që ne kemi dhënë kontributin tonë. Në vjen një shqiptar për të vazhduar rrugën tonë, de ndihmojmë”, shtoi Raif Hyseni.

Në fund, kanë edhe një këshillë për brezin e ri, të ruajnë identitetin e tyre, pasi kjo do i bëjë të veçantë. Ky është edhe thelbi që ato kanë nxjerrë nga historia e tyre personale.

“Ka artistë të mirë të mirëfilltë që në mënyrë fanatike e ushtrojnë folkun e pastër, ka edhe nga ato komercial që e shfrytëzojnë këngët popullore për përfitime personale, krijimtaria e re, një krizë e madhe se u bë një lloj stili që nuk dihej identiteti, dhe këto 2 dekada të fundit humbëm identitetin, mirëpo është normale pas çdo tranzicioni, njerëzit kthjellohen dhe unë s’u bëra dot amerikan, suksesi jonë në Amerikë është se jemi origjinal”, tregoi Raif Hyseni.

“Brezi i ri nëse do mësojë muzikën e vet së pari, do e ketë kollaj që të huazojë muzikën tjetër, por shpresoj që një ditë kudo që të futem do dëgjoj një muzikë tradicionale shqiptare, ngaqë vijmë me dashurinë për Shqipërinë. Shkruam dje në një lokal tradicional këtu në Tiranë, ushqimi fantastik, po hanim fërgesë tironëse, po në sfond me Frenk Sinatrën”, përfundoi Merita Halili.

Në fund, intervista u mbyll ashtu siç vetëm Merita Halili di, duke kënduar një këngë të bukur tironse në oborrin e Sarajeve të Toptianëve, e ku Raif e mori në krah….


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.