Kosova

Situata me Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, 18 të infektuar

15:41 - 23.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja infektimi me Covid-19 dhe asnjë humbje jete.




Njoftimi i plotë:

23 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Në total numri i rasteve aktive është 433.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.