Kosova

Kurti e quajti Vuçiçin “Putini i vogël”/ Serbia i përgjigjet kryeministrit të Kosovës: Je Hitleri i Ballkanit

13:12 - 25.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.




Dhe kundërpërgjigjja e Serbisë ka të bëjë me deklaratën e Kurtit, që të dielën e quajti presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç “Putini i vogël”, duke iu referuar miqësisë mes tyre dhe tensioneve që shkakton Beogradi zyrtar në rajon, sidomos në Kosovë.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, e ka quajtur Kurtin “Hitleri i vogël nga Ballkani”, shkruan “B92” të hënën. Sipas tij, “Kurti ëndërron të pastrojë Kosovën nga serbët”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili po lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore dhe kryejë spastrime e stuhi të reja”, ka thënë Petkoviç.

Zyrtari serb ka folur se si presidenti i tij Vuçiq është garantues i stabilitetit dhe paqes në rajon dhe se Serbia “po mundohet për të mirë e gjithë Ballkanit”.

“Ndërsa Beogradi i ndihmonte serbët dhe shqiptarët, Prishtina po rinovon shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të krijojë një Shqipëri të madhe, Beogradi po mbron nismën Ballkani i Hapur dhe ndërsa refuzon të formojë Asociacionin si garantues të paqes dhe stabilitetit, Kurti po e dërgon ROSU-n në mjediset ku jetojnë serbët”, ka shtuar Petkoviç.

Ai të dielën ishte për vizitë në disa fshatra të Skenderajt, ku jetojnë disa serbë. Vizitën e kërkoi për të festuar Pashkët ortodokse me serbët, por e shfrytëzojë edhe për politikë dhe për të akuzuar institucionet e Kosovës./KOHA/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.