LAJMI I FUNDIT

Balla: Sali Berisha nuk ekziston, nuk do ketë bisedime për presidentin

11:59 - 26.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se nuk do të ketë bisedime me Sali Berishën. Sipas Ballës, Berisha nuk ekziston për socialistët.




“Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar. Është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Sali Berisha nuk është një grup parlamentar. Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Sali Berisha për ne nuk ekziston dhe me diçka që nuk ekziston nuk ke pse negocion. Unë di që në Kuvendin e Shqipërisë ekzistojnë të depozituara si grupe parlamentare ai i Alibeajt, Doda dhe Mediu. Ky është një proces ekskluziv brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë” tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.