LAJMI I FUNDIT

“Konflikt dhe destabilizim!”/ Policia e Kosovës sulmohet për të gjashtën herë, Berisha: I urdhëron Vuçiçi

19:11 - 26.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmi i gjashtë ndaj Policisë është regjistruar të martën ndaj në veri të kosovës, pas të cilit ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.




Me anë të një deklaratë në rrjetet sociale, Berisha thekson se sulmi është porositur nga bandat e Beogradit dhe presidenti serb, pasi sipas tij, Aleksandar Vuçiçi kërkon që të provokojë konfliktin dhe destabilizim.

“Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdhërohen nga serbomadhi Vuçiç! Te dashur miq, pas agresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.

Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme. Sb”, shkruan Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.