Horoskopi

Parashikimi i horoskopit 26 prill 2022, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

07:08 - 26.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Duhet të përpiqeni të merrni pak më shumë nisma dhe përgjegjësi. Mund të vijnë dashuri të reja. Në punë mundohuni të përfundoni të gjitha.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Duhet të jeni të gatshëm t’ë prisni. Në punë, përpiquni t’i jetoni situatat me qetësi.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Do të rrethoheni nga një energji e jashtëzakonshme pozitive. Në punë përpiquni t’i jepni vetes kohë, jo gjithçka do të vijë kur mendoni, por do të vijë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Ajo që jeni përpjekur të realizoni me kaq shumë pasion do t’ju japë kaq shumë kënaqësi. Në punë përpiquni të mbështeteni tek vetja.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Përpiquni të relaksoheni në këtë ditë të parë të javës. Nëse keni probleme me punën, përpiquni të konsultoheni me një profesionist.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Përpiquni të kapni momentin më shumë sesa thjesht ta dëshironi diçka. Në punë mundohuni t’i kushtoni vëmendje detajeve.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Përpiquni t’i përkushtoheni gjithnjë e më shumë gjërave që ia vlejnë. Duke punuar, nuk do të keni asnjë problem tjetër.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo periudhë është paksa e vështirë. Në punë, këmbëngulja juaj me siguri do t’ju shpërblehet.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Dëshira juaj e madhe do të plotësohet. Është një kohë e mirë për punë, për t’u angazhuar në gjëra të reja.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Do të jeni pak më me fat se zakonisht. Në punë përdorni energjinë tuaj pozitive për diçka të dobishme.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Përpiquni të shmangni diskutimet që vetëm mund t’ju lëndojnë. Punoni shumë si kurrë më parë dhe do të merrni diçka në këmbim.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Do të keni lajme që do t’ju habisin. Për punën përpiquni t’u besoni partnerëve sepse mes jush ka një mirëkuptim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.