BOTA

“Po ngatërron Evropën”/ Kina akuza të ashpra NATO-s pas deklaratës së fortë nga zyrtarja e lartë britanike

10:55 - 29.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës ka akuzuar NATO-n se “po i ngatërron punët” në Evropë dhe po nxit konflikte në rajonin e Azisë-Paqësorit, pasi sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar i tha Kinës se duhet “të luajë sipas rregullave”.




Në një fjalim në Mansion House në Londër të mërkurën, Liz Truss riperseriti thirrjet për të nxitur lëvizjet e koordinuara për të izoluar Rusinë nga ekonomia botërore e i dha gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë Kinës.

“Shtetet duhet të luajnë sipas rregullave. Dhe kjo përfshin Kinën”, tha ajo.

Të enjten, Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, hodhi poshtë komentet e Truss dhe akuzoi NATO-n se kërkon nga vendet e tjera të respektojnë normat bazë, ndërkohë që “ka bërë luftëra dhe ka hedhur bomba në shtete sovrane, duke vrarë dhe zhvendosur civilë të pafajshëm”.

“Nato, një organizatë ushtarake në Atlantikun e Veriut, vitet e fundit ka ardhur në rajonin e Azisë-Paqësorit për të rritur peshën e saj dhe për të nxitur konflikte,” tha Wang. “NATO ka ngatërruar Evropën. A po përpiqet tani të ngatërrojë Azi-Paqësorin dhe madje edhe botën?”

Në fjalimin e saj Truss tha se NATO-s duhej të parandalonte kërcënimet në Indi-Paqësor dhe të zgjeronte pikëpamjen e saj demokratike tek shtetet jo anëtare të saj, si Tajvani, për të cilin Pekini pretendon se është një provincë e shkëputur kineze që duhet ta rimarrë.

“[Kina] nuk do të vazhdojë të rritet nëse nuk luan sipas rregullave. Kina ka nevojë për tregti me G7. Ne [Grupi i Shtatë] përfaqësojmë rreth gjysmën e ekonomisë globale. Dhe ne kemi zgjedhje”, tha Truss.

“Ne kemi treguar me Rusinë llojin e zgjedhjeve që jemi të përgatitur të bëjmë kur shkelen rregullat ndërkombëtare.”

Truss ka akuzuar më parë Kinën dhe Rusinë si “agresorë që punojnë së bashku”, duke u thënë mediave australiane se nuk mund të përjashtonte mundësinë që Kina të përdorte pushtimin e Rusisë si një mundësi për të nisur aktin e saj të agresionit. (theguardian)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.