LAJMI I FUNDIT

Shqiptarët do të kenë sërish 1 deputet në parlamentin serb! Shaip Kamberi fiton mandatin: Nderim i veçantë

14:02 - 29.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi  ka arritur sërish që të fitojë dhe të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë. Kamberi siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.




Deputeti shqiptar në Serbi përmes një postimi në rrjetin social Facebook për fitoren ka falenderuar të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Po ashtu ai ka falënderuar  kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe faktorin politik në Kosovë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.

“Është nderim i veçantë që politika jonë e shprehur në parlamentin e Serbisë gëzon mbështetjen e hapur dhe të plotë nga Ju, si Kryetar i Qeverisë dhe si bartës i listës më të votuar në Republikën e Kosovës. Kjo përkrahje shpërfaq përkushtimin Tuaj dhe të Qeverisë që kryesoni për interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shtypur dhe të diskriminuar nga Republika e Serbisë”, shkruan Kamberi

Deputeti shqiptari  rizgjedhurur në  Parlamentin serb ka theksuar gjithashtu se Lugina e Preshevës do të bashkëpunojë me Kosovën e Shqipërinë, si një nevojë kombëtare dhe evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.