BOTA

“Sulm terrorist”/ Familja amerikane nxjerr predhën e pashpërthyer nga çanta në aeroport, panik te pasagjerët (VIDEO)

12:16 - 29.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e paprecedentë, ku protagoniste ishte një familje amerikane, ka shkaktuar panik në aeroportin ndërkombëtar kryesor të Izraelit. Ata janë paraqitur në kontrollin e sigurisë me një predhë të pashpërthyer.




Sipas autoriteteve, ata e kishin marrë municionin gjatë një vizite në rajonin e Golan Heights, territor sirian i pushtuar nga Izraeli. Në videot e publikuara në mediat sociale tregon momentin kur njerëzit largohen me vrap nga paniku.

Familja amerikane u lejua të hipte në avion pasi u mor në pyetje nga sigurimi dhe sqaruan rrethanat e ngjarjes.

Izraeli pushtoi rajonin sirian Golan Heights gjatë Luftës Gjashtë Ditore në 1967 dhe mbetjet e konfliktit mund të gjenden ende në zonë.

Sipas YNet, incidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes kur një anëtar i familjes amerikane nxori predhën nga çanta e shpinës dhe pyeti sigurimin nëse mund ta fusnin në valixhe.

Por një pasagjer, kur e pa, filloi të bërtiste: “Sulm terrorist”, duke shkaktuar panik masiv.

Në video shihen dhjetra njerëz që bërtasin dhe ikin me vrap nga zona e kontrollit, ndërsa të tjerë përkulen ose shtrihen në dysheme nga konfuzioni.

Mes kaosit, një 32-vjeçar, Uri, u plagos teksa tentoi të largohej dhe u dërgua në spital.

“Isha në aeroport duke pritur për një orë, kur shkova në sportelin e kontrollit, papritmas në një rreze prej pesë metrash njerëzit filluan të iknin dhe lanë bagazhet”, tha ai për YNet. “Kuptova që edhe unë duhet të shpëtoj, kështu që vrapova drejt check-in-it, u përplasa me një rrip transportieri… dhe fluturova në një distancë prej gjashtë metrash”.

Aeroporti Ben Gurion konsiderohet të ketë një nga nivelet më të larta të sigurisë në botë. Automjetet dhe udhëtarët kalojnë nëpër kontrolle sigurie përpara se të arrijnë në terminal dhe në zonën e kontrollit.

Izraeli është gjithashtu në gatishmëri të lartë pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë vendin në javët e fundit.IV


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.