LAJMI I FUNDIT

Berisha bën zotimin për qytetarët e Kosovës: Do gëzojnë shtetësinë shqiptare apo dy shtetësi si qytetarët që jetojnë këtu!

15:51 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha është zotuar sot se, me ardhjen e PD në pushtet, do të nënshkruhet një marrëveshje që qytetarët e Kosovës do gëzojnë shtetësinë shqiptare apo dy shtetësi si qytetarët që jetojnë këtu.




“Imagjinoni ju ata burra e gra e të rinj që këto 30 vite kanë nisur djersën mundin, shpirtin, miliarda euro në Shqipëri, e janë shndërruar faktor kryesor në mbështetjen e familjeve shqiptare, por dhe në bilancin tregtar të vendit, atyre nuk u njihet asnjë e drejtë nga Shqipëria, përkundrazi dhjetëra mijëra prej tyre që vuajnë shumë për të rikthyer shtetësinë e tyre. Këto marrin fund, shqiptarët kudo janë do kenë shtetësinë shqiptare, shqiptarët e Kosovës në një marrëveshje do gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë.”, tha Berisha në lidhje me këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.