LAJMI I FUNDIT

Berisha flet pas votimit për Këshillin Kombëtar: Ky Kuvend i jep fund kryetarokracisë në Partinë Demokratike!

17:45 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi pas votimit në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit për Këshillin Kombëtar, se këto zgjedhje i japin fund kryetarokracisë në PD.




“Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërjen e të cilit gjenden nga të parët në Partinë Demokratike, tek anëtarët më të rinj të saj. Në listë gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD-së, por gjenden dhe intelektualë të shquar, të bashkuar me Partinë Demokratike me qëllim rikthimin e kësaj force në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të kuvendit të PD-së me sukses të plotë. Siç theksova në fjalën time ky kuvend mund të quhet kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë. Ky kuvend vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në drejtimin e saj, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtarë një votë e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se Kuvendi i sotëm i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se së shpejti do të nisin dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar, i cili do të jetë një nga nënkryetarët.

“Treni ecën drejt fitores. Sot u morr një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai me atë detyrë është nul për këtë kuvend. Natyrisht procedurat ligjore do të ndiqen dhe do të jetë grupi i ekspertëve që do të ndjekë procedurën e zgjedhjes së kryetarit të ri të grupit parlamentar, i cili do të jetë një nga nënkryetarët. Kuvendi me një nen i shtynë jetëgjatësinë Komisionit deri në konsistuimin e Kryesisë së PD-së. Çka do të thotë që Komisoni do t’i propozojë Këshillit Kombëtar listën e kandidatëve për anëtarë kryesie”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.