BOTA

Me duar e sy të lidhur dhe të torturuar gjer në vdekje, gjenden tre burra të vrarë në Bucha/ Shikoni masakrën e radhës të ushtrisë së Putinit

18:01 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë në afërsi të Buchas, aty ku disa javë më parë u shënua një nga masakrat më të mëdha që prej nisjes së luftës. Trupat janë gjetur një ditë më parë dhe thuhet se janë një tjetër dëshmi e krimeve të luftës që rusët po aplikojnë në Ukrainë.




“Duart e viktimave ishin të lidhura, sytë i kishin të mbuluara dhe iu kishin zënë gojët. Ka gjurmë torture në kufoma”, thotë Policia.

Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.

Ukraina ka nisur një “gjueti” për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha, ndërsa organet ndërkombëtare kanë nisur hetimet ndaj Putinit dhe Rusisë, pikërisht për këto krime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.