LAJMI I FUNDIT

Edhe pse i dorëhequr, Basha vijon turin e takimeve me simpatizantët e tij/ Ndalesa e sotme në Delvinë (FOTO)

19:56 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot mes demokratëve të Delvinës. Këtë e bën publike në faqen e tij, kryetari i PD, Delvinë, Hari Imeri.




Basha shprehu gadishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori.

“Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale”, ka thënë Basha.

Postimi i kryetarit të PD, Delvinë, Hari Imeri:

“Sot pata kënaqësinë të prisja spontanisht mes miqsh demokratësh delvinjot në një kafe të qytetit të Delvinës z.Basha. Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës tonë, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike me një rezultat historikë në këto 32 vite tranzicion. Z.Basha shprehu gatishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale. Demokratët e Delvinës kanë qenë dhe kanë ditur të jenë shembull në raportet apo marrëdhëniet me njëri-tjetrin, përtej mendimeve ndryshe. Zoti i bekoftë demokratët, Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë.”, përfundon statusin e tij Hari Imeri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.