Kosova

Gjetja dhe pastrimi i minave tokësore/ Shikoni se si gratë ukrainase po stërviten në Kosovë për këtë qëllim (VIDEO)

17:43 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë gra ukrainase udhëtuan në Kosovë për të ndjekur një kurs për pastrimin e minave tokësore derisa vendi i tyre po përballet me agresionin e Rusisë.




Sipas mediave të huaja, përfshirë Zëri i Amerikës, AFP, Euronews, Afrikanews dhe jo vetëm, kanë raportuar se kampi i trajnimit 18-ditor zhvillohet në një zonë në qytetin perëndimor të Pejës, ku një kompani me bazë në Maltë ofron rregullisht kurse për punëkërkuesit, firmat që punojnë në ish-zonat e luftës, organizatat humanitare dhe agjencitë qeveritare.

Anastasiia Minchukova, një mësuese e anglishtes në Ukrainë, tha në një intervistë me AP se kishte “një kërkesë të madhe për njerëzit që dinë të bëjnë çminim sepse lufta do të përfundojë së shpejti”.

“Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë”, citohet të ketë thënë ajo.

Mediat e huaja si Euronews kujtojnë se Kosova ishte vendi i një tragjedie të armatosur 1998-99 nga forcat serbe ku mbetën rreth 13,000 njerëz dhe mijëra mina mbetën të pashpërthyera në nevojë për pastrim.

Instruktori Artur Tigani, i cili përshtati kurrikulën për të pasqyruar mjedisin e Ukrainës, tha se ishte i lumtur të ndante përvojën e kombit të tij të vogël ballkanik me gratë ukrainase.

“Edhe pse kanë kaluar 23 vjet, është ende të freskëta në kujtimet tona, vështirësitë që hasëm kur filluam pastrimin në Kosovë”, ka thënë Tigani. /Telegrafi/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.