![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar sërish në Spitalin e Traumës të lënduarit nga aksidenti i mbrëmshëm në kryeqytet, ku autobusi “Go Green”u përplas me një makinë dhe të dy mjetet përfunduan në Lanë.
Veliaj siç duket ka mbajtur premtimin, duke i çuar telefonin njërit prej të plagosurve, që udhëtonte në automjetin e përfshirë në aksident.
“Telefonin e gjetëm, e zgjidhëm hallin e parë.”, tha mes humorit Veliaj, ndërsa i uroi të riut shërim të shpejtë.
“Lali, vetëm celularin kam merak”, i tha i riu mbrëmë kryebashkiakut.
Veliaj u takua me dy djemtë të cilët po marrin ndihmë mjekësore ndërsa njërit prej tyre i kishte sjellë edhe varësen dhe celularin që humbi në momentin e aksidentit.
“Ta kam sjellë telefonin edhe ta kam karikuar. Telefoni binte edhe në ujë më thonin ata. Do bësh pak kujdes. Thashë është çështje e zotit se ajo pamje vetëm duke parë ishte ulëritëse”, deklaroi Erion Veliaj.
Ndërsa ministrja falenderoi mjekët për punën e bërë.
“Dua t’i falenderoj mjekët se kanë bërë punë fantastike. Nuk na zhgënjejnë asnjëherë. Ne detyrën po bëjmë. Zoti ka bërë mrekulli por edhe doktorët kanë bërë punën e vet”, u shpreh Manastirliu.