Kryesore

Mjekë, artistë, inxhinierë e gazetarë/ Këta janë kandidatët për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

15:55 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike mblodhi të shtunën kuvendin kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo mbledhje ishte parashikuar më herët më 22 mars, por u shty për në maj pas ngjarjeve që pasuan si pasojë e zgjedhjeve lokale të 6 marsit. Qëllimi i parë i shtyrjes së mbledhjes së kuvendit ishte bashkimi me akte politike në të gjitha nivelet, por kjo gjë nuk ndodhi të paktën te grupi parlamentar.




Por ndërkohë, qarkullojnë ide të ndryshme se bashkimi mund të imponohet nga demokratët në degë, të cilët sipas disave janë bashkuar më parë se deputetët. Këtij mendimi duket se i qëndrojnë më shumë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, të cilët organizojnë sot edhe kuvendin kombëtar të PD-së.

Gazeta “Panorama” ka zbardhur axhendën e kuvendit, ku delegatët pajisen me mandatin dhe skanohen elektronikisht njësoj si në kuvendin e 11 dhjetorit. Por këtë herë, sipas statutit të 11 dhjetorit, kuvendi i PD-së përbëhet nga 1100 delegatë që janë zgjedhur gjatë kësaj kohe me formulën një anëtar një votë nga kryesitë e degëve.

KANDIDATËT PËR KËSHILL KOMBËTAR

Përpos ndryshimeve statutore, 1100 delegatët e kuvendit të PD-së do të zgjedhin edhe të preferuarin e tyre për të qenë në këshillin kombëtar. Komisioni i rithemelimit publikoi dje 420 kandidaturë për 150 vende. Në listën e gjatë spikaste emri i mjekut Ilir Alimehmeti, i cili rezulton prurje e re, por nuk kanë munguar edhe emra të tjerë si artistë të shquar, profesionistë ndryshëm mes tyre edhe gazetarë.

Në listë figuron edhe ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Myslim Murrizi etj. Komisioni i Rithemelimit ka vlerësuar edhe kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, të cilët në zgjedhjet e 6 marsit e nxorën lëvizjen e Berishës forcë të dytë. Kështu, Ardian Muka në Durrës, Elton Bano në Lushnje, Premtim Kryemadhi në Dibër janë kandidatë për t’u bërë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar.

ILIR ALIMEHMETI

ALDO BUMÇI

ALEKSANDËR BIBERAJ

SALVADOR KAÇAJ

ANDI DOLLAPI

ANDI MUSTAFAJ

ANDRIN TAHIRI

ANISA KADESHA

APOLLON BACE

ARBEN IMAMI

ARBJOLA HALIMI

ARDIAN MUKA

ARDIAN TURKU

ARJANA ÇELA

ARMEND MUSAJ

ASLLAN DOGJANI

AULON KALAJA

AUREL BYLYKBASHI

BLEONA QERRETI

BLERIM TAFANI

BUJAR KAPEXHIU

ÇLIRIM GJATA

DASHO ALIKO

DORIAN TELITI

ELTON BANO

ENNO BOZDO

ERALD KAPRI

FATBARDH KADILLI

FIORALBA DIZDARI

FIQIRI ISMAILI

FLORION MIMA

GLAUK OLLDASHI

ISA SAKJA

IVI KASO

IZMIRA ULQINAKU

JAMARBER MALLTEZI

JULIAN DEDA

KASTRIOT CIPI

KOSTA BARKA

LAURA VORPSI

LEDIANA FRATARI

MYQEREM TAFAJ

MYSLYM MURRIZI

NADA DAULLJA

NADIRE MEÇORAPAJ

NDRIÇIM MEHMETI

PATRIK SADIKAJ

PËLLUMB NAKO

PETRIT DODA

RAJMONDA BULKU

RENIS GJOKA

RUDINA HAJDARI

VOLTANA ADEMI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.