LAJMI I FUNDIT

“Po kërkojnë të na largojnë nga rruga e integrimit”/ Tritan Shehu: Shqipëria sot është në një udhëkryq historik!

15:22 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike se Rama i ka nëpërkëmbur aspiratat e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian. Shehu u shpreh se po bëhet përpjekje për të hequr Shqipërinë nga rruga e integrimit.




“Ne kemi akoma shumë për të bërë. Kemi përgjegjësi për të realizuar. Prandaj jemi këtu sot. Prandaj u mblodhëm në Kuvend. Është shumë e rëndësishme për PD si një forcë politike por edhe për vendin tonë. Sot bëhet edhe më imperative. Rama i ka nëpërkëmbur aspiratat tona. Ai i është përveshur interesave krejtësisht të ndryshme. Kërkohet të na largojnë nga rruga e integrimit dhe kërkojnë të na bëjnë pjesë të rajonit të Moskës. Gjërat bëhen serioze dhe kërkojnë zgjidhje dhe ballafaqim. Sot rreziku bëhet edhe më i qartë. Kjo qeveri i ka kaluar rolin Serbisë”, deklaroi Shehu.

Ai shtoi se sot Shqipëria është në një udhëkryq historik duke shtuar se asaj i duhet një PD e fortë dhe dinamike.

“Ne thonim e duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Shqipëria sot është në një udhëkryq historik. Shqipërisë i duhet një PD e fortë dhe dinamike. Një PD faktor stabiliteti në rajon. Sot kur ne po ringrihemi përsëri roli jonë është dhe do të jetë shumë herë më i fuqishëm. Nesër në qeveri do i kundërvihemi çdo tentative ruse apo kujtdo tjetër që ka për qëllim të destabilizojë rajonin tonë”, u shpreh Shehu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.