BOTA

Pushtimi në Ukrainë/ Qetëson Rusia: Rreziku i një lufte të Tretë Botërore është minimal!

22:07 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Ministrisë së Jashtme ruse ka deklaruar se lufta bërthamore nuk duhet të fillojë kurrë dhe se Rusia po ndjek në mënyrë të qartë mirëkuptimet midis fuqive bërthamore për ta parandaluar atë.




Vladimir Yermakov i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se rreziqet e luftës bërthamore “duhet të minimizohen, në veçanti, duke parandaluar çdo konflikt të armatosur midis fuqive bërthamore”.

Ai përmendi marrëveshjen të arritur në janar nga SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe për të për të shmangur luftën bërthamore.

“Treshja bërthamore, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca po “rrëshqasin në pozicione të tjera”.

Yermakov tha gjithashtu se dialogu mbi stabilitetin strategjik me SHBA është aktualisht “i ngrirë nga pala amerikane”, transmeton BBC.

Më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi Perëndimin të mos nënvlerësojë rreziqet e konfliktit bërthamor.

Por dje një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk beson se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.