Kosova

Qeveria miraton masat e reja/ Vendimi për lehtësimin e masave kundër përhapjes së Koronavirusit!

16:20 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të shtunë, ka marrë vendim për lehtësimin e masave kundër përhapjes së Koronavirusit.




Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar tha se situata epidemiologjike në Kosovë është stabël dhe për këtë arsye propozoi lehtësimin e masave anti-COVID.

Ai nuk bëri të ditur se cilat nga masat do të lehtësohen, por kërkoi nga kabineti që të votojnë pro propozimit të tij. Sipas Latifit, këto masa të propozuara në këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

“Ashtu siç potencoi kryeministri, jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll. Ju ftoj që ta votoni këtë propozim-vendim”, tha ai.

Masat e reja Qeveria do t’i bëjë publike më vonë gjatë ditës./Telegrafi/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.