BOTA

Scholz pret Kurtin, Vuçiçin dhe Lajçakun në Berlin

08:34 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Temat në takimet e veçanta janë: dialogu Kosovë-Serbi, koordinimi i qëndrimit ndaj agresionit në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe.




Scholz gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin, më 11 prill 2022

Të mërkurën, më 04.05. 2022, Kancelari gjerman,Olaf Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Këtë e bëri të ditur zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, të premten, 29.04.2022, në Berlin, në kuadër të konferencës së rregullt të qeverisë gjermane për media. Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner. Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz./DW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.