LAJMI I FUNDIT

“Janë të mirëpritur”/ Si e komenton Berisha mungesën e deputetëve në Kuvendin e thirrur prej tij!

17:53 - 30.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar mungesën e një pjese të deputetëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.




Në një prononcim për mediat, Berisha deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit përcaktuan se kush është shumicë në PD, dhe deputetët që munguan sot, duhej t’i ishin bashkuar kësaj shumice.

Ndër të tjera, Berisha tha se deputetët janë të mirëpritur t’i bashkohen Komisionit të Rithemelimit, teksa shton se do të respektojë çdo vendim të tyre.

“Tani, të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Në atë listë ka dhjetra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ato demokratë. Detyra ime, qëllimi im ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni, jeni dëshmitar. Xhirot e ish-kryetarit, për të kuptuar që dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët, një pjesë e mirë ishin, një pjesë tjetër nuk ishin. Dy gjëra për ato. Ky tren nuk mund të ndalet kurrë. Treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë, asnjë ditë të shpenzohet me problemet e brendshme. Kushdo që do t’i bashkohet trenit është i mirëpritur. Ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre, kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë do e respektoj. Kam qenë dhe mbetem i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicës së PD-së. Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputëm për disa muaj. Dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumicë. Në këtë kontekst, çdo deputeti në vlerësimin tim, i takonte të dilnin në anën e shumicës. Ka një rrugëturë mes bazës dhe deputetëtve. Këtu kishte kryetarë degësh” – tha Berisha.

Për procesin e votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se çdo fletë votimi do të jetë e hapur për publikun përmes mediave.

“Vendosja e këtij modeli në përfaqësim, mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme, që anëtarët e PD-së të ndjehen realisht të përfaqësuar, por që të zgjedhin, të ndjehen të detyruar ndaj zgjedhësve të tyre. PD do bëjë gjithçka që këtë model ta promovojë në mbarë shoqërinë shqiptare. Kuvendi zgjedh sot Këshillin Kombëtar. Risia tjetër që ju do të përjetoni, çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Njerëzisht ju kërkoj mos e humbisni durimin që ta ndiqni. Ju garantoj se gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri, e ka origjinën tek përjashtimi i votës së lirë nga forcat politike. Mjerisht atë shembull, atë model që instaloi Edi Rama që sipas së cilit kruyetari nuk votohet, atë model e përshtati ish-kryetari i PD-së në shumë procedura të saj. Komisioni vendosi që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush. Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve dhe qytetarëve. Ju garantoj që nesër në pushtet, është garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj. Gjë e cila do i bënte Shqipërisë ato dëme që sot, kreu i organizatës kriminale më të rrezikshme ne Europë, Edi Rama me qeverinë e tij” – tha Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.