LAJMI I FUNDIT

Balla uron Ditën Ndërkombëtare të Punës me një thënie të Nënë Terezës: E magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por…

10:54 - 01.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës me një thënie të Nënë Terezës, e cila thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”.




Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla shpreh mirënjohjen e tij ndaj çdo punonjësi në çdo sektor, qoftë në publik apo në privat, falë punës dhe dedikimit të së cilëve, ofrohet çdo shërbim, prodhohet dhe funksionon ekonomia.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Punës!

Nënë Tereza me të drejtë thoshte se “e magjishme nuk është që ne bëjmë punë, por se ne jemi të gëzuar kur punojmë”.

Mirënjohje çdo punonjësi në çdo sektor, qoftë në publik apo në privat, falë punës dhe dedikimit të së cilëve, ofrohet çdo shërbim, prodhohet dhe funksionon ekonomia


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.