LAJMI I FUNDIT

Këshilli i ri kombëtar i PD-së, dalin rezultatet e numërimit! Albana Vokshi: 50% e anëtarësisë nga PD, FRPD dhe LDG

14:24 - 01.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Qendror i Numërimit ka njoftuar përfundimin e procesit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të dielën.




Me anë të një deklarate, deputetja Albana Vokshi tha se nga e gjithë lista, 150 kandidatë janë ndër më të votuarit, ndërsa lexoi live edhe emrat e përzgjedhur, mes të cilëve u përmend edhe emri i Rudina Hajdarit.

Nga të gjithë kandidatët, 150 emra janë më të votuar në listën e propozimeve të Këshillit Kombëtar, ku delegatët kanë përzgjedhur emra dhe personalitete të fushave të ndryshme dhe kjo përbën një tjetër risi , për hapjen e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Vokshi se ky ka qenë një proces transparent që i jep fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se numërimi i votave është transmetuar Live për hërë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri.

“Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat Live.

Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte Live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Vokshi theksoi se 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG

“30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.