LAJMI I FUNDIT

Nesër hiqen sportelet/ Reagon Vasili i LSI-së: Skandali pa fajtor i të dhënave personale, hedh poshtë digjitalizimin mafioz të Ramës!

18:34 - 01.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vesili, ka atakuar këtë të diel procesin e digjitalizimit të shërbimeve të ndërmarrë nga qeveria Rama, i cili hyri në fuqi ditën e sotme.




Përmes një postimi në Facebook, numri 2 i LSI shkruan se skandali i rrjedhjes së të dhënave personale hedh poshtë procesin e digjitalizimit të shërbimeve.

Sipas tij ende dhe kësaj dite nuk ka asnjë fajtor skandalin e të dhënave personale, duke dëshmuar në këtë mënyrë se milionat e eurove të hedhura në fushën e digjitalizimit nuk kanë asnjë vlerë.

Postimi i plotë:

SKANDALI pa fajtore i të dhënave personale, hedh poshtë Digjitalizimin mafioz të Ramës! Miliona të dhëna personale te qytetarëve dolën sheshit që nga:

Karta identiteti

Numra telefoni

Rroga

Targa makinash

Edhe sot e kësaj ditë Drejtësia me Regji nuk ka çuar përpara drejtësisë as edhe një zyrtar të vetëm. Përkundrazi Drejtësia me Regji, për turpin e saj thirri në mënyrë të turpshme gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Ky turp u zgjidh vetëm nga Strasburgu ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit të Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjencë. Rama sot bërtet se gjoja Digjitalizoi shërbimet dhe te tjera te dhëna shtetërore. Por këto miliona të dhëna jo vetëm që nuk mbrohen e nuk do të mbrohen qëllimisht, por përkundrazi shpërdorohen dhe do shpërdorohen kriminalisht nga duart e mafies qeveritare rilindase në pushtet siç bëri edhe në 25 prill e më pas!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.