LAJMI I FUNDIT

Presidenti Meta uron Fiter Bajramin: Të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur!

21:18 - 01.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka uruar Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit uron për më shumë lumturi, mbarësi dhe shëndet në çdo familje shqiptare.




Urimin e tij presidenti e mbyll me thirrje për të gjithë qytetarët, ku i fton që “të udhëhequr me besim në Zot të shumëfishojnë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale, ku ka diell për të gjithë”.

Postimi i plotë:

“Mos e humb zemrën tënde. Mos bjer në dëshpërim. Ti do të jesh në krye, nëse je i vërtetë në besim.” – Kuran Me fat Fitër Bajrami! Me përmbylljen me sukses të përsosjes shpirtërore në Muajin e Ramazanit i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara për çdo besimtar mysliman! Shëndeti, lumturia, mirësia dhe mbarësia qofshin gjithmonë në familjet shqiptare! Kur i gëzohemi begative që sjell Bajrami dhe i jemi falenderues Zotit për të mirat e sjella për ne, të mos harrojmë se në thelb të kësaj feste qëndron solidariteti dhe humanizmi. Le të ndajmë begatinë, lumturinë dhe kujdesin me njëri-tjetrin dhe këdo që ka më shumë nevojë, për t’u bërë shembull i këtyre vlerave, që janë pjesë e traditave edhe të kombit tonë. Të udhëhequr me besim në Zot të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale, ku ka diell për të gjithë. Siç na mëson edhe Kurani: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.